Holanda dhe Ukraina po ushtrojnë presion mbi Spanjën për të furnizuar Kievin me sistemet e mbrojtjes kundër raketave Patriot, shkruan mediumi spanjoll El Pais.
Gazeta thekson se Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ia ka përcjellë kërkesën e tij kryeministrit spanjoll Pedro Sanchez gjatë një takimi të fundit në Samitin e Komunitetit Politik Evropian në Moldavi.
Kjo çështje ishte temë e diskutimit me kryeministrin holandez Mark Rutte dhe presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan, duke pasur parasysh se bateria spanjolle e sistemit Patriot është vendosur në Turqi si pjesë e NATO-s, transmeton Fol Drejt.