“Duke pasur parasysh luftën dhe gjithçka që po ndodh në Evropë, është e rëndësishme që të jemi të bashkuar. Mendoj se propozimi i Komisionit Europian është i balancuar dhe Holanda do ta mbështesë”, tha ministri i Jashtëm holandez.
Ministri i Jashtëm holandez Vopke Huxtra thotë se qeveria holandeze do të mbështesë propozimin e Komisionit Evropian për t’i dhënë Ukrainës dhe Moldavisë statusin e vendeve kandidate për anëtarësim në BE, transmeton Fol Drejt.
Ai vlerëson se propozimi i komisionit është i “balancuar”, dhe se është marrë në konsideratë edhe situata gjeopolitike në Evropë./FolDrejt/