Pas zhvillimit të takimeve të rrethit të tretë, Holanda dhe Senegali i kanë siguruar kualifikimet për në 1/8-ën e Finales në Kampionatin Botëror “Katari 2022”, shkruan Fol Drejt.
Në radhët e Grupit A, Holanda e ka mposhtur Katarin me rezultat 2-0 për ta siguruar vendin e parë. Golat e fitores për holandezët i realizuan Cody Gakpo në minutën e 26-të dhe Frenkie De Jong në minutën e 49-të.
Në takimin tjetër, Senegali e ka mundur me rezultat 2-1 Ekuadorin dhe e ka siguruar vendin e dytë. Golin e epërsisë për senegalezët e realizoi Ismaila Sarr në minutën e 44-të nga penalltia. Në pjesën e dytë ekuadorianët e barazuan rezultatin me golin e Moises Caicedo në minutën e 68-të. Senegali sërish e riktheu epërsinë dhe golin e kualifikimit e konkretizoi Kalidou Koulibaly në minutën e 70-të.
Pas përfundimit të fazës grupore, Holanda zë vendin e parë me 7 pikë. Senegali renditet i dyti me 6 pikë. Në vendin e tretë Eluadori është renditur me 4 pikë, ndërsa Katari është i katërti pa asnjë pikë./FolDrejt/