Holanda ka arritur fitore me rezultat 2-0 kundër Senegalit në kuadër të Grupit A në Kampionatin Botëror “Katari 2022”.
Nga Gëzim Olluri – Fol Drejt
Golat e fitores u realizuan nga Cody Gakpo në minutën e 84-të takimit pas asistimit nga Frenkie De Jong dhe Davy Klaasen në minutën e nëntë shtesë të takimit.
Në takimin e ditës së djeshme, Ekuadori ka fituar kundër Katarit me rezultat 2-0. Dy golat e fitores për ekuadorianët i ka realizuar Enner Valencia. Golin e parë nga penalltia në minutën e 16-të nga penalltia, ndërsa golin e dytë nga loja e hapur në minutën e 31-të.
Në takimet e radhës luajnë Katari kundër Senegalit nga ora 14:00, derisa Holanda përballet me Ekuadorin nga ora 17:00. Ballafaqimet do të zhvillohen më 25 nëntor./FolDrejt/