Autoritetet shëndetësore të Holandës njoftuan se 147 persona kanë vdekur nga koronavirusi në këtë shtet gjatë 24 orëve të kaluara.
Kështu, numri i përgjithshëm i viktimave të virusit të ri në shtetin e Beneluksit shkoi në 2,248 persona, bëri të ditur Insitutit Kombëtar i Shëndetit.
Rritje shënoi edhe numri i të infektuarve. Për një ditë, 969 njerëz u infektuan me Covid-19 dhe shifra e përgjithshme e të prekurve shkoi në 20,549 njerëz, shkruan “Reuters”.
Holanda para disa javësh u bë lajm në mediet botërore për shkak të njerëzve që u panë duke pritur para dyqaneve të kanabisit për të blerë rezerva, ndonëse njerëzit në vendet e tjera po presin kryesisht para barnatoreve dhe dyqaneve ushqimore.
Dy vendet më të prekura nga koronavirusi në Evropë vazhdojnë të mbeten Spanja dhe Italia, por numër i madh i rastevev është shënuar edhe në Francë, Britani të Madhe dhe Gjermani.