Shuma totale e ndihmës ushtarake të ofruar nga Holanda për Ukrainën ka arritur në gati 1 miliardë euro, shkruan Ukrinform, përcjell Fol Drejt.
“Holanda ka dhënë pothuajse 1 miliardë euro ndihmë ushtarake për Ukrainën”, thuhet në raportin e postuar në faqen e internetit të Ministrisë së Mbrojtjes holandeze.
Shuma totale e ndihmave ushtarake të ofruara deri më tani është 987 milionë euro.
Siç raportohet, Holanda do t’i sigurojë Ukrainës pajisje të rënda ushtarake. Vlera totale e paketës mbështetëse është 120 milionë euro, nga të cilat 45 milionë euro janë të destinuara për sigurimin e tankeve T-72.
Së bashku me Shtetet e Bashkuara dhe Republikën Çeke, Holanda do të dorëzojë 90 tanke të modernizuara dhe të riparuara nga Republika Çeke. /FolDrejt/