Qeveria holandeze njoftoi sot se rihapi ambasadën e saj në qytetin ukrainas Lviv të shtunën e kaluar me një numër të vogël punonjësish.
“Me kthimin në Lviv në Ukrainën perëndimore, dhe një numër më të vogël të stafit, ambasada do të ketë një pamje të mirë të situatës së sigurisë atje”, tha Ministria e Jashtme holandeze, shkruan Reuters, transmeton FolDrejt.
Gjithashtu thuhet se nëse situata vlerësohet mjaft e sigurt, ambasada do të kthehet në kryeqytetin ukrainas Kiev./FolDrejt/