Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj dje ka pritur në takim Zv. Ambasadorin e Holandës në Kosovë, Peter van der Bloemen, me të cilin kanë diskutuar për zhvillimet aktuale gjeopolitike në Evropë pas agresionit ushtarak të Rusisë në Ukrainë, si dhe ndikimit të tyre në aspektin e sigurisë dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë, transmeton Fol Drejt.
Gjithashtu ata diskutuan për thellimin e bashkëpunimit bilateral në mes dy ministrive të mbrojtjes si dhe koordinimin sa më të mirë për realizimin e aktiviteteve të planifikuara për vitin 2022, sipas Planit Bilateral që u nënshkrua sot.
Ndër të tjera, Ministri Mehaj nga Zv. Ambasadori Van der Bloemen kërkoi mbështetjen e Holandës, si një ndër vendet themeluese të Aleancës Veriatlantike, në synimin tonë për anëtarësim të përshpejtuar të Republikës së Kosovës në NATO./FolDrejt/