“Një zonë sa Hungaria është ende e pushtuar nga rusët. Natyrisht që nuk ka mbaruar. Ne duhet të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën”, citohet të ketë thënë Mark Rutte nga transmetuesi holandez NOS.
Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, sot tha se urdhri për mobilizim të pjesshëm i presidentit rus Vladimir Putin është një “shenjë paniku”, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
“Një zonë sa Hungaria është ende e pushtuar nga rusët. Natyrisht që nuk ka mbaruar. Ne duhet të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën”, citohet të ketë thënë Mark Rutte nga transmetuesi holandez NOS.
“Retorika e tij (e Putinit) mbi armët bërthamore është diçka që e kemi dëgjuar shumë herë më parë dhe na bën mjaft të ftohtë”, shtoi ai.
Në një fjalim televiziv drejtuar kombit, Putin të mërkurën njoftoi mobilizim të pjesshëm në Rusi.
“E konsideroj të nevojshme të mbështes propozimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm për të shpallur mobilizim të pjesshëm në Federatën Ruse”, tha ai.
Sergei Shoigu, ministri rus i Mbrojtjes, tha se mobilizimi po kryhet për të kontrolluar “territoret tashmë të çliruara” dhe rreth 300.000 rezervistë do të thirren./FolDrejt/