Departamenti i zjarrfikësit tha në një deklaratë se pas ndërhyrjes në xhaminë në Veldhoven, në afërsi të qytetit të Eindhovenit, zjarri është vënë nën kontroll brenda një ore.
Një xhamie në qytezën Veldhoven të Holandës i është vënë zjarri në orët e mëngjesit, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Departamenti i zjarrfikësit tha në një deklaratë se pas ndërhyrjes në xhaminë në Veldhoven, në afërsi të qytetit të Eindhovenit, zjarri është vënë nën kontroll brenda një ore.
Agjencia publike e lajmeve NOS raportoi në një lajm mbi incidentin se policia dyshon për zjarrvënie.
Në lajm thuhet se zjarri ka rënë rreth orës 02:30 dhe se objekti është dëmtuar rëndë.
Policia ka nisur hetim rreth incidentit.
Ndryshe, më herët ka pasur reagime lokale ndaj xhamisë me emrin “Islamplanning”./FolDrejt/