Policia holandeze arrestoi më shumë se 1500 persona që bllokuan autostradën kryesore pranë Hagës në demonstrata kundër ndryshimeve klimatike.
Gjatë protestës së Rebelimit të Zhdukjes, aktivistët dolën në autostradën A12 për të kërkuar heqjen e subvencioneve të karburanteve fosile, sipas BBC.
Policia përdori topa uji në përpjekje për të shpërndarë turmën, por shumë protestues erdhën të përgatitur – me mushama dhe kostume banje./FolDrejt/