Në Holandë janë vendosur gjoba që kanë kaluar shifrën 9 milionë euro ndaj personave të cilët nuk kanë zbatuar kufizimet e daljes në rrugë, në kuadër të masave kundër COVID-19.
Në një deklaratë nga policia holandeze thuhet se “kufizimet e daljes në rrugë kanë krijuar një ndikim të rëndësishëm mbi shoqërinë dhe policinë”.
Në deklaratë thuhet, gjithashtu, se gjithsej “95 mijë gjoba janë vendosur për ndalesën e daljes në rrugë gjatë orareve 21:00-04:30 për periudhën 23 janar-30 mars dhe gjatë orareve 22:00-04:30 për periudhën 31 mars-28 prill”.
Kostoja e një gjobe është 95 euro dhe në këtë kontekst gjobat e vendosura përkojnë me shifrën 9 milionë e 25 mijë euro.