Holanda duket se ka kapërcyer një krizë të madhe qeveritare, mes shenjave se kryeministri Mark Rutte do të jetë në gjendje të formojë një koalicion të ri pasi i mbijetoi një vote mosbesimi në fillim të këtij muaji.
“Shumica e fraksioneve në parlament nuk përjashtojnë më një koalicion me Rutte”, tha ministri i Shtetit Herman Tjeenk Ëillink.
“Rutte është në gjendje të rifitojë besimin”, vazhdoi ai, duke shtuar se shumica e partive tani shohin tejkalimin e pandemisë së COVID-19 si temën më të rëndësishme.
Ëillink u emërua nga parlamenti për të shpallur një qeveri të re dhe për të gjetur një mënyrë për të dalë nga kriza e besimit.
Besueshmëria e Kryeministrit u dëmtua seriozisht për shkak të vërejtjeve të diskutueshme gjatë bisedimeve të formimit të qeverisë, pasi ai u rizgjodh në mars.
Parlamentarët gjithashtu akuzuan Rutte për mënjanimin e trupit legjislativ duke përdorur marrëveshje të brendshme dhe bllokimin e informacionit.
Por një votë mosbesimi e mëvonshme kundër tij nuk arriti të fitonte shumicën.
Partia e Rutte, VVD, ka nevojë për të paktën katër aleatë të tjerë për një koalicion të shumicës.
Është ende e paqartë se kur do të vazhdojnë bisedimet për koalicionin.