Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar homologun maqedonas, Dimitar Kovacevski pak para takimit me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
Kovavecski gjatë takimit i uroi delegacionit kosovar një ditë të suksesshme dhe biseda produktive.
“Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i uroj një ditë të suksesshme dhe biseda produktive dhe të suksesshme dhe në të njëjtën kohë e përgëzoj për përkushtimin e shprehur për të ndërmarrë hapa konkretë të rëndësishëm për të ardhmen evropiane të të gjithë rajonit”, ka shkruar Kovacevski në Facebook./FolDrejt/