Autoritetet e Hondurasit kanë njoftuar se kanë ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Tajvanin dhe i kanë vendosur ato me Kinën.
“Ministri i Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar i Hondurasit, në emër të Presidentit të Republikës, ka informuar Tajvanin për vendimin për ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Hondurasit të publikuar në Twitter, njofton RIA Novosti.
Ministria e Punëve të Jashtme njoftoi se Hondurasi njeh ekzistencën e vetëm një Kine dhe i quajti autoritetet e Republikës Popullore të Kinës të vetmen qeveri legjitime të këtij vendi./FolDrejt/