Autoritetet e Hong Kongut dënuan sot thirrjen e qeverisë britanike për shfuqizimin e ligjit të sigurisë së Kinës, i cili sipas tyre në Londër u përdor për të “persekutuar, heshtur dhe diskredituar” figurat pro-demokracisë.
Sekretari i Jashtëm britanik, James Cleverley, tha në një raport gjashtë mujor se ai informoi Kombet e Bashkuara (OHCHR) në një seancë në shkurt se autoritetet e Hong Kongut kishin përdorur ligjin për të heshtur figurat e opozitës, shumë prej të cilëve janë në burg ose në mërgim, shkruan Reuters, përcjell Fol Drejt.
Cleverley i bëri thirrje Pekinit të zbatojë rekomandimet e bëra nga Këshilli i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut korrikun e kaluar, duke përfshirë “heqjen e ligjit të sigurisë kombëtare” të prezantuar nga Pekini në ish-koloninë britanike në vitin 2020./FolDrejt/