Me një dalje rekord në zgjedhjet për qeverinë e ardhshme të Hong Kongut, votuesit kanë dënuar qeverinë e deritanishme pro-kineze, duke e zëvendësuar atë me fitoren e demokratëve.
Plot 71.2 përqind e banorëve me të drejtë vote e kanë ushtruar detyrën e votimit, duke qenë një rekord për Hong Kongun, shkruan foldrejt.com, duke u bazuar te mediat gjermane.
Në gjysmat e rajoneve të Hong Kongut kanë fituar forcat demokrate, kurse forcat pro-kineze që udhëhiqnin me 75 përqind të komunave, tani kanë vetëm një të dhjetën.
Ky rezultat zgjedhor paraqitet si një goditje e rëndë për qeverinë kineze dhe marionetën e tyre në Hong Kong, Carrie Lam.
Prej 1997, Hong Kongu nuk është më koloni britanike, por ju dhurua Kinës me slloganin “një shtet, dy sisteme”. Vendi me 7 milion banorë, kohëve të fundit ka dalë në proteste, pasi ka shfaqur frikën e rrezikut të lirisë së medias dhe vendosjen e komunizmit edhe në këtë qytet/shtet./Foldrejt.com