Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka shpërthyer në kritika ndaj udhëheqesve të Kosovës, lidhur me situatën e fundit të krijuar në Kosovë.
Ai, me anë të një postimi në facebook, u është drejtuar udhëheqësve aktualë të shtetit se nuk janë për asgjë, se nuk dinë të mbajnë shtet dhe se vëtem dinë të shajnë, transmeton Fol Drejt.
Hoti, madje ka thënë se të huajt i largojnë barrikadat, teksa udhëheqësit mbajnë konferenca për media e fjalime para FSK-së, duke aluduar kështu në konferencat e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe fjalimit të presidentes së vendit, Vjosa Osmani.
“Barrikadat i largojnë të huajt. Ju mbani konferenca për media në Prishtinë e fjalime para FSK-së.
Shani edhe gjyqësorin e prokurorinë sa të mundeni, shpallini tradhëtarë. Por të arrestuarit nuk ishit në gjendje t’i ofronit ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ta sillnit në objektin e paraburgimit.
Ju nuk jeni për asgjë. Ju nuk dini të mbani shtet. Ju dini vetëm të shani.”, ka shkruar Hoti./FolDrejt/