Ish-kryeministri i Kosovës dhe njëherit deputeti nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti, ka theksuar se buxheti për vitin e ardhshëm është më i ulët se ai i vitit aktual për së paku 300 milionë euro.
“Për shkak të inflacionit prej rreth 20% për produkte të konsumit bazik, buxheti nominal për vitin 2023 prej 3.2 miliardë euro, është në fakt rreth 2.5 miliardë euro në terma real.”, ka shkruar Hoti në profilin e tij zyrtar në facebook, transmeton Fol Drejt.
“Rrjedhimisht, ky buxhet në terma real është më i ulët se për vitin 2022 për së paku 300 milionë euro (sivjet ka qenë 2.8 miliardë euro).
Krahasojeni vetë sasinë e mallrave që e keni blerë vitin e kaluar me 100 euro, me sasinë e mallrave që mund të blini sivjet me ato 100 euro. Do të vini në këtë përfundim”, ka shtuar ai./FolDrejt/