Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se nga shtatë komunat që kanë fituar projekte nga Ministria e Pushtetit Lokal, katër janë nga Vetëvendosje.
Hoti, përmes një postimi në facebook, ka thënë se të gjitha komunat ku udhëheq Vetëvendosje kanë fituar projekte nga qeveria.
“Në nivel nacional, VV qeveris në 4 komuna prej 38 sa janë. Por të gjitha kanë arritur të fitojnë projekte nga qeveria. Çfarë fati!”, ka shkruar Hoti në facebook.