Policia e Kosovës njoftoi se ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Fehmi Hoti, me menaxhmentin e lartë të PK-së, ka pritur në takim zyrtarët policorë të angazhuar me detyrë në veri të vendit, raporton Fol Drejt.
“Në shenjë falenderimi, ud.drejtori Hoti ndau mirënjohje për zyrtarët policorë për punën, profesionalizmin e lartë dhe kontributin e dhënë në realizimin e detyrave policore në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës, parandalimin dhe luftimin e krimit, si dhe ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike.”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë. /FolDrejt/