Zëvendëskryeministri Avdullah Hoti ka kërkuar që taksa të hiqet sot plotësisht dhe të mos ketë vend për taktizim politik me partneritetin e shtetit të Kosovës, ShBA-të.
Ky reagim i Hotit, vjen pas një shkrimi në rrjetin social Facebook, nga kryeministri Albin Kurti, i cili tha se u kërkon falje qytetarëve që nuk ka filluar sot zbatimin e heqjes së tarifës që kishte premtuar ditë më parë.
Hoti ka shkruar se lojërat politike se a jemi me BE apo me ShBA nuk i shërbejnë forcimit të shtetësisë së Kosovës e të lidhjeve me partnerët tanë.
“Taksa duhet të hiqet SOT, MENJËHERË, PLOTËSISHT. Nuk ka vend për taktizim politik me partneritetin tonë me ShBA”.
“Vëmendja e jonë duhet të jetë në menaxhimin e situatës së krijuar nga Covid-19, e jo në lojëra politike që qojnë në distanicm të SHBA-së nga Kosova, siç ka nisur me bllokimin e fondeve të MCC-së për Kosovë, të nënshkruara nga Qeveria Mustafa”, shkruan Hoti./ Insajderi.com