Deputeti nga radhët e LDK-së dhe njëherit edh eish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka komentuar gjendjen e investimeve në vend, duke vlerësuar se edhe viti 2023 do të jetë vit i humbur në investimet kapitale, transmeton Fol Drejt.
Hoti ka theksuar se ende po vazhdojnë investimet e ulëta kapitale, ndërkohë që po vazhdon grumbullimi i mjeteve në llogarinë bankare të Qeverisë.
“Në gjashtë muajtë e parë të këtij viti, sikurse në vitin paraprak:
- Po vazhdojnë investimet e ulëta kapitale,
- Po vazhdon grumbullimi i mjeteve në llogarinë bankare të Qeverisë,
- Po vazhdon bllokada e investimeve kapitale në komuna nga Qeveria duke mos i alokuar mjetet nga të hyrat vetanake të komunave.
Sipas të këtij trendi, edhe viti 2023 do të jetë vit i humbur në investimet kapitale, si në nivel qendror, ashtu edhe në nivel lokal.”, është shprehur Hoti në një postim në profilin e tij zyrtar në Facebook./FolDrejt/