Sot, kryeministri Rama, krahas përmendjes së Shqipërisë, në fjalimin e tij ka përmendur edhe Kosovën, duke adresuar shumë nga çështjet që lidhen me luftën, Gjykatën Speciale, pranimin në Këshillin e Evropës.
Lidhur me këto, ka reaguar deputeti nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti, i cili e ka falenderuar kryeministrin Rama për fjalën në Këshillin e Evropës, transmeton Fol Drejt.
Tutje, Hoti ka konsideruar se Shqipëria mbetet zë i Kosovës krahas vendeve mike që kanë mbështetur përpjekjet e popullit të Kosovës për liri e pavarësi./FolDrejt/