Deputeti nga radhët e LDK-së dhe njëherit ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka përkujtuar heroin kombëtar, Gjergj Kastriotin, me rastin e ditëlindjes së tij të 618-të, transmeton Fol Drejt.
Hoti e ka cilësuar figurën e Skënderbeut si krenari të historisë së lavdishme shqiptare.
“Sot, shënojmë ditëlindjen e heroit kombëtar, Gjergj Kastriot – Skendërbeut. Ai është krenaria e historisë sonë të lavdishme!
Heroi kombëtar Gjergj Kastriot – Skënderbeu ka lindur 618 vite më parë. Gjergj Kastrioti dhe veprimtaria e tij janë themeli mbi të cilin u ngrit kombi shqiptar.
Jeta dhe vepra e kryetrimit të Arbërisë janë motiv për brezat tanë ndër shekuj.
Përjetësisht do të mbetesh Heroi ynë!”, ka shkruar Hoti në një postim në Facebook./FolDrejt/