Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së Avdullah Hoti ka përsëritur se kjo parti është për dialog, por nuk do të bëhet pjesë e kësaj “maskarade”.
Hoti ka thënë se ditëve të fundit janë shtuar sulmet kundër LDK-së dhe kjo është pika e vetme ku koalicioni PAN është unik.
“Mirëpo ata, tani edhe me PSD nën sqetull, nuk janë unik as në strategjinë qeverisëse, as në raportet me aleatët tanë, e as në dialog me Serbinë. Lajmi i keq për këtë pozitë pa legjitimitet është se LDK nuk ka ndryshuar qëndrimet dhe si duket kjo po ju pengon atyre, prandaj kanë intensifikuar përhapjen e të pavërtetave”, ka shkruar Hoti.
Në fund Hoti ka thënë se nuk dialogojnë “për ta ribërë shtetin e Kosovës, por punojmë që ta forcojmë dhe demokratizojmë atë”.