Ish-kryeministri i Kosovës e njëherit edhe deputeti nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për mosdëgjueshmëri ndaj SHBA-ve dhe takimin me Petkoviqin në Bruksel.
Përmes një postimi në facebook, ai është shprehur se këta qeveritarë e kanë futur Kosovën në qorrsokak sa i përket dialogut dhe kanë dëmtuar partneritetin me aleatët.
“ShBA-ja, aleati ynë kryesor – i kërkon Qeverisë së Kosovës të shtyj zbatimin e vendimit për targat, e këta shkojnë e takohen me Petkoviqin në Bruksel!!!
Vendimi për targat është marrë nga Qeveria. Çfarë ka për tu negociuar?!
Fatkeqësisht, këta qeveritarë na kanë futur në qorrsokak sa i përket dialogut, e na kanë dëmtuar partneritetin me aleatët. Fundi nuk mund të jetë i mirë.”, ka shkruar Hoti në facebook./FolDrejt/