Deputeti nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti, i ka reaguar ministrit të Bujqësisë, Faton Pecit, duke e ftuar të punojë, meqë sipas Hotit, ministrit Peci po i shkon mandati, transmeton Fol Drejt.
“Pasi faktet dëshmojnë se puna e tij në bujqësi është e padukshme, Inspektor Peci paska vazhduar me ofendime.
Është në siklet se është bërë argat i atij që çdo ditë po e dëmton shtetin e Kosovës. E shan çdo ditë shtëpinë e mëparshme politike të tij , por nuk guxon të thotë një fjalë për përjashtimin e Kosovës nga ‘Defender 2023’. “, është shprehur Hoti.
Sipas Hotit, po shkon edhe viti i tretë i qeverisjes dhe asnjë shenjë nuk ka në bujqësi nga puna e tij.
“E ftoj z. Peci të nis të punoj diçka se i shkoi mandati.
E vërteta është se, sipas raportit të Qeverisë, në tre mujorin e parë të këtij viti, subvencionet në bujqësi janë ZERO dhe investimet kapitale në bujqësi janë ZERO.”, ka shtuar më tej Hoti./FolDrejt/