Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur se mbrëmë ishte pjesë e një darkë pune të emisarit evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në Vjenë.
Ai ka ndarë me ndjekësit e tij në Twitter detaje nga darka duke theksuar veçmas karakterin informativ të takimit.
“Diskutim me Miroslav Lajçak lidhur me perspektivën euro-integruese të Ballkanit Perëndimor në një darkë pune në Vjenë me parlamentarë nga partitë anëtare të Partisë Popullore Evropiane nga Austria, Gjermani, Franca dhe nga të gjitha vendet e rajonit në kuadër të Iniciativës Ndërparlamentare për Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Hoti në Twitter./FolDrejt/