Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, po merr pjesë në Kongresin Amerikan, në tryezën për çështje të sigurisë.
Siç ka njoftuar Hoti përmes një postimi në facebook, në dakordim me përfaqësuesit tjerë nga Kosova, mori fjalën duke folur në emër të Kosovës.
“Deklarova se Ballkani Perëndimor ka nevojë për: (1) përmbyllje të kornizës së sigurisë duke u integruar sa më parë në NATO dhe (2) duke u bërë pjesë e planeve për stabilitet energjetik që i ka zhvilluar BE-ja për tu pavarësuar nga furnizimi me energji nga vende agresore.”, u shpreh Hoti në facebook.
Kujtojmë se në këtë tryezë, qenë të pranishëm ndër tjerash edhe Memli Krasniqi e Ramush Haradinaj./FolDrejt/