Deputeti i LDK-së Avdullah Hoti, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Kosova ka nevojë për urtësi dhe normalitet në qeverisje.
Sipas tij nga Kosova duhet të dërgohen mesazhe që nxisin pozitivitet për të ardhmen tonë euro-atlantike, për jetë më të mirë e për sigurinë e investimeve, transmeton Fol Drejt.
“Ne duhet të sqarojmë para të gjithëve se ende kemi çështje të hapura me fqinjin verior, të cilat çështje do t’i zgjidhim me dialog, në koordinim me partnerët tanë ndërkombëtarë, sepse opsion tjetër nuk ka dhe nuk do të lejohet të ketë”, ka shkruar tutje Hoti./FolDrejt/