Deputeti nga radhët e LDK-së dhe njëherit ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pas përleshjes së sotme në Kuvendin e Kosovës mes pozitës dhe opozitës.
Hoti ka thënë se pamjet e shëmtuara nuk e kanë vendin në Kuvendin e Republikës së Kosovës, transmeton Fol Drejt.
“Pamjet e shëmtuara të dhunës nuk e kanë vendin në Kuvendin e Republikës. Nuk e kanë pasur asnjëherë – as në të shkuarën – as tani. Sot, ishte një ditë tjetër e rëndë në historinë parlamentare të Republikës.
Instaluesit e dhunës në Kuvendin e Kosovës nuk kanë të drejtë moralizuese sot. Ata kanë ushqyer polarizimin e skajshëm shoqëror, kanë ushqyer gjuhën e urrejtjes, ndarjes e përpalsjes në çdo sjellje e veprim të tyre; e bëjnë dhe sot.”, ka thënë Hoti.
“Këtë sjellje të papërgjegjshme, ndarëse e përplasëse nuk guxojmë ta ushqejmë njësoj.
LDK do të vazhdojë, si gjithherë, të mbrojë dhe ushtrojë vlerat bazike demokratike e shtetare në çdo sjellje të saj, brenda sallës së Kuvendit të Republikës dhe jashta saj.”, ka shtuar më tej./FolDrejt/