Deputeti nga radhët e LDK-së dhe njëherit ish-kryeministri, Avdullah Hoti, ka reaguar në lidhje me ndarjen e buxhetit për të paguar borxhet e KOSTT-it për furnizimin e komunave në veri.
Hoti, ka thënë se vite me radhë shanin për të njëjtën gjë, teksa ka vlerësuar se “kjo është qeverisje se jo mahi”.
“Qeveria sot ka ndarë 17.5 mil euro për borxhin e KOSTT-it ndaj Rrjetit Evropian për furnizimin e komunave në veri. Vite me radhë shanin për të njëjtën gjë. Për dijeni, këto mjete janë të projekteve kapitale që nuk janë realizuar.
Zgjedhjet në veri i shtynë për prill, vendimin për tabela e shtynë pa afat, të arrestuarin për terrorizëm e liruan.
Tani, para se të nisin festën e vitit të ri, ua paguajnë edhe rrymën atyre që vendosën barrikadat.
Kjo është qeverisje se jo mahi!”, është shprehur Hoti./FolDrejt/