“Dyfishohet TVSH-ja që e mbledh shteti nga qytetari për litër të naftës”;
“Nuk miratohet lista e mallrave shtesë me TVSH të ulur në 8%, siç e mundëson ligji në fuqi i TVSH-së”;
“Mbetet në fuqi vendimi i ZRRE-së për rritje të tarifave të energjisë elektrike”;
“Refuzohet tërheqja e një pjese të kursimeve nga Trustin Pensional”;
“Nuk rriten pagat, pensionet dhe ndihma sociale së paku sa janë rritur çmimet e mallrave të konsumit bazik”, ishin pikat të cilat i përmendi ish-kryeministri, transmeton Klankosova.tv.
“Siç raportojnë zyrtarët qeveritarë, të hyrat tatimore janë rritur rekord!!! Ndoshta kjo është me rëndësi”, përfundoi Hoti./klankosova.tv/