Deputeti nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti, gjatë vizitës së tij zyrtare në SHBA, ka takuar kongresistin Pete Sessions pas tryezës për sigurinë në Kongresin Amerikan.
Siç ka deklaruar Hoti, kongresisti Sessions po punon shumë që ShBA-ja të mirëmbajë aleancat me vendet e rajonit për të ruajtur paqen dhe sigurinë.
“Theksova se, Kosova duhet sa më parë të bëhet pjesë e NATO-s, sepse kjo e rrit sigurinë e rajonit dhe të Evropës. Kosova po punon në transformimin e FSK-së drejt një ushtrie sipas standardeve të NATO-s sipas planit 10-vjeçar të dakorduar me aleatët”, u shpreh Hoti në një postim në facebook.
“Kosova është e bekuar për miqësinë që ka me ShBA-në. Kushdo që e lëndon këtë miqësi e dëmton Kosovën dhe interesat e saj strategjike për integrim euro-atlantik.”, shtoi ai./FolDrejt/