Avdullah Hoti i ka kritikuar zyrtarët të cilët i kanë replikuar Serketarit Blinken, duke i cilësuar ato si “naive”, shkruan Fol Drejt.
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti ka thënë se misioni i KFOR-it në Kosovë, është jetik për vendin, prandaj në këtë kontekst, këto këta zyrtarë “nuk dinë” çfarë po bëjnë.
“Ushtarët amerikan janë çdo ditë në veri, si pjesë e KFOR-it, duke e siguruar paqen. Para një kohe, vetë kreu i qeverisë kishte deklaruar se Ambasadori Amerikan e kishte informuar për gjëra lidhur me zhvillimet në veri që ai nuk i kishte ditur, edhe pse AKI-ja është në teren dhe e ka për detyrë të kuptojë se çfarë ndodh e çfarë pritet.
Ndërsa, pushtetarët e Kosovës në sinkron replikojnë me Sekretarin Blinken se ai është naiv e nuk është i informuar për kontekstin politik në veri.
Zoti na ruajtë, se këta nuk dinë çfarë bëjnë.”