Kryeministri Avdullah Hoti ka njoftuar edhe njëherë për masat lehtësuese që do të nisin të zbatohen nga dita e nesërme.
“Nga nesër lejohet qarkullim i plotë, por me kujdes, si brenda ashtu edhe me Shqipërinë e vendet e tjera të rajonit”, ka shkruar Hoti.
“Në kuadër të parandalimit të përhapjes së sëmundjes, Ministria e Shëndetësisë do të miratoj “Manualin për Mbrojtje nga Covid-19”.
“Do të rekrutojmë 200 specialistë shëndetësorë që do të mbikqyrin zbatimin e masave që dalin nga ky manual”, ka shtuar Hoti.
Deri në hapje të plotë, Hoti kërkon të vazhdohet me maturi respektimi i masave.
“Vazhdojmë me maturi e respektim të masave për mundjen e plotë të virusit #COVID19, deri në hapje të plotë. #QeveriaHoti #RKS”, ka shkruar Hoti në Facebook.