Kryetari i Komisionit Qeveritar për Personat të Pagjetur, Andin Hoti, ka thënë se nuk do të ketë marrëveshje finale në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë.
“Kjo deri sa Serbia të sigurojë dokumentet e kërkuara nga familjarët dhe deri sa të gjendet edhe personi i fundit i zhdukur në Kosovë”, ka thënë Hoti.
Për këtë, siç ka thënë Hoti, janë të pajtimit edhe kryeministri Albin Kurti dhe kryekuvendari Glauk Konjufca.
Këto deklarata ai i ka bërë në emisionin“News Talk” me Dafina Latën në Klan Kosova FM.
Hoti ka kërkuar që bashkësia ndërkombëtare të bëjë më shumë dhe që së “bashku të bëhet trysni ndaj Serbisë në lidhje me këtë çështje”.