Zëvendëskryeministri i parë në Qeverinë e Kosovës, Avdullah Hoti gjatë të enjtes ka takuar ambasadorin e Italisë në Kosovë, Nicola Orlando.
Gjatë këtij takimi u diskutua për thellimin e bashkëpunimit mes Kosovës e Italisë.
Hoti në këtë takim falënderoi ambasadorin italian për kontributin dhe bashkëpunimin e ngushtë me institucionet e Kosovës dhe e njoftoi për prioritetet dhe sfidat të cilat e presin Qeverinë e Kosovës.
Në anën tjetër ambasadori Orlando shprehu gatishmërinë e shtetit të tij për zgjerimin dhe thellimin e bashkëpunimit me Kosovën.