Ish-kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, ka reaguar pas miratimit në Kuvendin e Kosovës të Projektligjit për Marrëveshjen e Bashkëfinancimit për linjën hekurudhore Durrës-Prishtinë.
Hoti tha se Marrëveshja e Washingtonit e ka paraparë studimin e fizibilitetit për hekurudhën Prishtinë-Durrës me mundësi financimi nga fondet amerikane, por Lëvizja Vetëvendosje e kishte kundërshtuar asokohe, por që e miratoi kur erdhi në pushtet.
“Këta që janë duke “qeverisur” tani e kanë sharë këtë pikë të marrëveshjes dhe e kanë kualifikuar si tradhti, se gjoja kjo hekurudhë i siguron qasje fqinjit verior në Portin e Durrësit. Ndërsa, sot këta mashtrues e sjellin për ratifikim në Kuvend marrëveshjen për këtë projekt për ta financuar bashkërisht me Shqipërinë” – tha Hoti.