Deputeti nga LDK dhe ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thumbuar kryeministrin aktual të vendit, Albin Kurtin, pas takimit të djeshëm që pati me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, transmeton Fol Drejt.
Përmes një statusi në Facebook, Hoti ka kërkuar që dialogu të mos zhvillohet, siç ka thënë ai, skutave e hoteleve të plazheve, mirëpo në Bruksel dhe Uashington.
“Stop dialogut nëpër skuta e hotele të plazheve. Dialogu të zhvillohet në Bruksel dhe Uashington.”, ka shkruar Hoti në Facebook./FolDrejt/