Ish-kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, ka përkujtuar sulmin e 11 shtatorit 2001 në ShBA.
Ai, përmes një postimi në Facebook, tha se 11 shtatori është dita që i ka kujtuar botës se duhet mobilizuar kundër të ligës.
“11 shtatori është dita që na ka prekur të gjithëve thellë në zemrat tona, ditë që i ka kujtuar botës se duhet mobilizim kundër të ligës për të mbrojtur vlerat demokratike”, ka shkruar Hoti në Facebook.
Ai tha se Kosova dhe populli i saj do të mbeten gjithmonë përkrah Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe popullit të saj.
“Zoti e bekoftë Amerikën dhe popullin e saj. Zoti i bekoftë viktimat dhe familjarët e tyre!”, ka shtuar ai.