Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se askush nuk duhet harruar dhe mohuar çfarë ka ndodhur në Reçak. Ai këtë e ka thënë në përvjetorin e Masakrës së Reçakut.
Hovenier këtë e ka thënë me anë të një postimi në platformën ‘X’, ku ka thënë gjithashtu se askush nuk duhet të mohojë e as harrojë pse Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët i dolën krah Kosovës.
Hovenier ka thënë tutje se mban mend mirë ditën kur ka ndodhur Masakra e Reçakut.
“Sipas fjalëve të Dr. Martin Luther King: ‘Padrejtësia është kërcënim për drejtësinë kudo’. Askush të mos harrojë apo mohojë atë që ndodhi në Reçak, apo pse Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë dolën në mbrojtje të popullit të Kosovës. E mbaj mend mirë atë ditë”, ka shkruar ai.