Ambasadori i SHBA-ve në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, ka mirëpritur sot presidenten e vendit, Vjosa Osmani në kuadër të muajit të Grave në Histori.
Hovenier ka falenderuar presidenten Osmani për, siç ka thënë ai, “ndarjen e përvojave dhe mendimeve tuaja për punën që duhet të bëjmë për të avancuar”.
“Ishte një privilegj dhe një nder të mirëprisja presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani sot në Ambasadën e Amerikës në Prishtinë, që të flet me stafin tonë në muajin e Grave në Histori. Faleminderit presidentja Osmani për ndarjen e përvojave dhe mendimeve tuaja për punën që duhet të bëjmë për të avancuar”, ka shkruar Hovenier./FolDrejt/