Jeffrey Hovenier, ka shënuar përvjetorin e tij të parë si ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës, shkruan Fol Drejt.
Hovenier tha se është krenar që ka qenë pjesë e përpjekjeve të ShBA-së gjatë dekadave për të mbështetur Kosovën, por veçanërisht si ambasador i ShBA-së në Kosovë – tani për një vit të plotë.
Ai theksoi që së bashku me ekipin e tij janë të përkushtuar për të avancuar prioritetet të përbashkëta dhe për të mbështetur partneritetin e qëndrueshëm midis Kosovës dhe ShBA-ve. /FolDrejt/