Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Jeff Hovenier, ka uruar Kosovën me rastin e 15-vjetorit të Kushtetutës, transmeton Fol Drejt.
Hovenier, me anë të një postimi në Twitter, ka thënë se ndihet krenar që mbështet popullin dhe institucionet e Kosovës, ku ka cituar edhe një fragment nga Kushtetuta e Kosovës.
“Ne, populli i Kosovës, jemi të vendosur për të ndërtuar një të ardhme të Kosovës si një vend i lirë, demokratik dhe paqedashës që do të jetë atdhe për të gjithë qytetarët e saj… Urime Ditën e Kushtetutës, Kosovë! Krenar që mbështes popullin dhe institucionet e Kosovës”, ka shkruar Hovenier në Twitter.