Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë Jeff Hovenier, ka nderuar policët kosovarë, që kanë humbur jetën gjatë detyrës.
Ambasadori Hovenier në një postimi në rrjetin social “Twitter”, ka shkruar se nderon të gjithë policët në Kosovë, SHBA dhe në të gjithë botën që kanë humbur jetën apo janë plagosur në krye të detyrës, përcjell Demokracia.com
“Sot ne nderojmë policët e guximshëm në Kosovë, SHBA dhe në mbarë botën që humbën jetën ose u plagosën duke mbrojtur komunitetet tona, duke garantuar sigurinë tonë”, ka shkruar Hovenier.