Jeffrey Hovenier, ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë, është deklaruar pas takimit me Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë.
“Kishim një bisedë të mirë me anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë” – tha ai ndër të tjera, duke shtuar se ky takim erdhi si rrjedhojë e ftesës së kryetarit të komisionit, transmeton Fol Drejt.
Për më shumë, Hovenier tha se në takim kanë pasur një “diskutim të frytshëm lidhur me çështjen e politikës së jashtme dhe sigurisë kombëtare.”
Për Haki Abazin, kryetar i këtij komisioni, takimi i sotëm me Hovenier-in, dëshmon për marrëdhëniet ShBA – Kosovë./FolDrejt/