Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka njoftuar se ka pritur për vizitë në Kosovë ambasadoren Kate Marie Byrnes dhe Gjeneral Major Lasica nga Komanda Evropiane e ShBA-së.
Këtë njoftim Hovenier e ka bërë në llogarinë e tij në Twitter, teksa është shprehur i kënqaur nga vizita e ambasadores.
“SHBA-ja e mbështet plotësisht tranzicionin gjithëpërfshirës të FSK-së në një forcë mbrojtëse territoriale multi-etnike, profesionale, të ndërveprueshme nga NATO. Krenar për bashkëpunimin tonë të vazhdueshëm dhe të shkëlqyer”, është shprehur Hovenier në postimin e tij./FolDrejt/