Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, shefi i BE-së, Tomas Szunyog e Rifat Jashari janë në mesin e shumëve që po marrin pjesë në varrimin e policit të vrarë të Republikës së Kosovës, Afrim Bunjakut.
Në anën tjetër është parë edhe myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, hoxha i nderuar Shefqet Krasniqi e shumë figura tjera fetare.
Përndryshe, Afrim Bunjaku u vra dje nga grupet serbe kriminale në mëngjesin e djeshëm në Banjskë të Zveçanit.